Mesi ndaj Çelsit, asnjë gol në tetë ndeshje të luajtura!

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës për 1/8 e finales në Ligën e Kampionë solli përballë dy ekipet Barcelonën dhe Çelsin. Gjigantët spanjoll edhe ata anglez do të përplasen mes vete në një ndeshje me eliminim direkt në kompeticionin më të lëvdëshim evropian të Ligës së Kampionëve.

Barça shihet favorit, pasi nëse marrim në konsideratë 6-7 përballjet e fundit ndaj skuadrave angleze, katalanasit kanë qenë më të suksesshëm. Barcelona është eliminuar vetëm në vitin 2012, nga Çelsi.

Sa i përket stastikave të yllit të katalanasve, Lionel Mesit përballë kampioneve të Anglisë, me argjentinasin që ka luajtur në 6 përballje ndaj Çelsit, ndërsa ka fituar vetëm një ndeshje, përderisa nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Leave a Reply