Kampioni Tërstena: Suksesi arrihet vetëm me punë (VIDEO)   

Arritjet e Shaban Trstenës janë histori në vete dhe fituesi i shumë medaljeve të rëndësishme ndërkombëtare mes të cilave kampion olimpik mbetet shembull i gjallë për rrugën që duhet të ndjek çdo sportist i ri. “Rruga e kampionit olimpik” titullohet monografia e kampionit të madh Shaban Trstena, e cila është një pasuri në vete për brezat e ri krahas medaljeve të shumta të sportistit të shekullit. Ky libër që përshkruan gjithë karrierën e Shaban Tërstenës është një enciklopedi për brezat e ardhshëm për tu njoftuar me arritjet e mundësit më të madh që ka lindur në këto anë.

“Talenti është vetëm 1%, ndërsa gjithë ky suksesi është arritur me sakrificë dhe me punë. Prandaj përfundimi i gjithë kësaj analizes sime për ta sfiduar vetëveten, është se ky sukses ka ardhur me vetëm me punë ditë e natë”, ka thënë Kampioni Olimpik, Shaban Tërstena në promovimin e monografisë së tij “Rruga Kampionit Olimpik” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.  

Libri “Rruga Kampionit Olimpik” u promovua për herë të parë në një ceremoni madhështore më 14 prill të vitit 2016, ndërsa para një muaji edhe universiteti “Nënë Tereza” nderoi legjenden Trstena, duke bërë një ekspozim të monografisë së tij. Paralajmërohet se ky libër në të ardhmen të promovohet edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Leave a Reply