Njihuni me skuadrën e fundit që kishte mundur Shkëndijën në Tetovë

Shkëndija stinorin vjeshtor 2017/2018 e mbylli në pozitën e parë me 8 pikë diferencë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Vardari, njofton “infOSport.mk”.

Ata në 18 ndeshjet e para regjistruan 15 fitore, një barazim dhe dy disfata, që të dyjat si mysafir ndaj Akademia Pandev (2:3)  në Strumicë dhe kundër Vardarit (2:4) në Shkup.

Sa u përket ndeshjeve në teren vendas, Shkëndija realizoi 8 fitore dhe një barazim, duke vazhduar kështu serinë e rezultateve pozitive në stadiumin e Tetovës, që datojnë që nga edicioni i kaluar.

Shkëndija ka një seri prej 21 ndeshjeve pa humbje në teren vendas, ndërsa disfatën e fundit që e kishte pësuar para tifozëve të vetë ishte ajo e 26 tetorit të vitit 2016-të kundër Shkupit.

Skuadra nga Çairi mund të mburret se është skuadra e vetme që ka marrë tre pikë të plota në Tetovë kundër Shkëndijës, pasi duke u bazuar në paraqitjet e skuadrës tetovare nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani, është e vështirë që ndonjë skuadër tjetër të shpresojë në 3 pikë të plota në stadiumin e Tetovës.

Leave a Reply