ZYRTARE, Galata shkarkon trajnerin Tudor

Skuadra e njohur turke e Galatasarajit ka shkarkuar nga posti i trajnerit, kroatin Igor Tudor, kjo për shkak rezultateve të dobëta javëve të fundit, në veçanti dy disfatat në ndeshjet derbi ndaj Beshiktashit (0:3) dhe Bashakshehirit (1:5).

E gjithë kësaj këtë fundjavë iu shtua edhe disfata në transfertë ndaj Malatiaspor (1:2), që ishte edhe fundi i durimit të drejtuesve të Galatas.

Këta të fundit pas mbledhjes së mbajtur gjatë ditës së sotme vendosën për të bërë ndryshime në postin e trajnerit, me qëllim që kjo krizë e rezultateve mos të vazhdojë edhe më tej dhe Galata të humb garën për titull.

Aktualisht skuadra nga Stambolli pas 16 xhirove ndodhet në pozitën e dytë me 32 pikë, një më pak se liderët e Bashakshehir.

Igor Tudor me Galatan kishte kontratë deri verën e vitit 2018-të, ashtu që strategu kroat për këtë prishje të kontratës do të marrë një dëmshpërblim prej 400.000 euro.

Si zëvendësues i Igor Tudor përmendet emri i imperatorit turk të futbollit, Fatih Terim, i cili aktualisht është i papunë që nga koha kur u largua nga posti i trajnerit të Kombëtares turke.

 

Leave a Reply