Janevski flet lidhur me përforcimet e Vardarit

Vardari pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e dytë me 8 pikë më pak se Shkëndija. Është kjo një diferencë e konsiderueshme, mirëpo nga tabori i kampionëve në fuqi mendojnë se nuk është e paarritshme.

Me një merkato të pasuruar dhe të qëlluar, ata shpresojnë se në fund mund të mbrojnë titullin e kampionit, ndërsa lidhur me përforcimet eventuale, ka folur edhe trajneri Çedomir Janevski.

“Do ulemi do të bisedojmë të gjithë në klub dhe do të shohim se çfarë kemi nevojë për pjesën e dytë të sezonit. Ka edhe disa futbollistë të rinj, të clët dalë nga dalë po vijnë në ekipin e parë. Gjatë këtij stinori vjeshtor ndoshta askush nuk priste që Todorovski të zhvillojë aq ndeshje, Stojçevski gjithashtu kishte minuta solide. Do të bëjmë çmos që të ruajmë më të mirën që kemi për momentin, dhe të sjellim përforcime të qëlluara. Duhet të theksoj se në merkaton e dimrit jo vetëm për Vardarin, por edhe për të gjiha skuadrat tjera është një periudhë e vështirë, pasi në këtë afat kalimtarë shumë pak futbollistëve ju skadojnë kontrata dhe mund të gjesh futbollistë të lirë. Mirëpo do shohim se çfarë është e patjetërsueshme për klubin, për të përforcuar atë për dy rrethet e fundit të kampionatit” – tha Janevski.

Vardari ditë më parë u lirua nga dyshja e futbollistëve të huaj, braziliani Italo dhe gjeorgjiani Xhiaguri, ndërsa mbetet të shihet ditëve në vijim se kush do të zëvendësojë këtë dyshe, të cilëve u përfundoi kontrata me klubin shkpujan.

Leave a Reply