Vidal tallet me Ronaldon, pozon në stilin e portugezit

Fitorja 0:3 e Barcelonës në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit nuk ka mundur të kalojë pa ngacmime. Kësaj radhe ka qenë mbrojtësi i djathtë i ekipit blaugrana, i cili është tallur me Kristiano Ronaldon menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në festimin e skuadrës katalanase në dhomat e zhveshjes.

Vidal është fotografuar duke imituar qëndrimin e yllit të Realit, Ronaldon.  Andres Iniesta dhe Suarez që të dy kanë publikuar foton e skuadrës duke shijuar fitoren, aty ku Vidal shfaqet me krahët e hapur, pikërisht në pozën e tradicionale festimit të golave nga CR7.

Leave a Reply