Besart Berisha gjen golin e 5-të për Melburnin në Australi (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ka shënuar gol në fitoren 2:1 të Melburn Viktorisë ndaj Njukasëll Jets. Berisha golin e shënoi në minutën e 53-të, duke çuar shifrat në 2:1 për Melburnin, përderisa më herët për ekipin e tij kishte shënuar Barbaros dhe për Njukasëllin Hofman.

Melburni më vonë humbi edhe një 11-metërsh, megjithatë arriti ta ruante avantazhin deri në fund. Berisha me Melbunrin pas kësaj fitore ngjiten në vendin e 3-të në elitën e futbollit australian, ndërsa për sulmuesin kosovar ky ishte goli i 5-t sezonal.

 

Leave a Reply