Ja pse është i nevojshëm VAR-i (VIDEO)

Sistemi VAR aktualisht po aprovohet në dy nga 5 kampionatet më të fuqishme evropiane, Serie A dhe Bundesligë. Lidhur me këtë teknologji të re të aprovuar në futboll ka pasur shumë diskutime dhe mendimet kanë qenë pro dhe kundër. Kundër, sepse ndikonte në emocionet e vërteta të futbollit dhe sillte shumë vonesa, mirëpo me siguri “Pro”, sepse ka raste që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat dhe që gjyqtarët nuk arrijnë t’i shohin qartë në dinamikën e lojës.

Një rast i tillë vjen nga elita e futbollit skocez, ku në ndeshjen mes Harts dhe Hibernian është shënuar një gol i rregullt, por që i njëjti nuk ishte pranuar nga ana e arbitrëve, të cilët nuk kishin vërejtur se topi për disa centimetra të bukura kishte kaluar vijën fatale të golit.

Kësisoj ndeshja në fund u mbyll me barazim pa gola dhe me mysafirët e Hibernian të dëmtuar, të cilët në vend që nga kjo transfertë të largoheshin me tre pikë, në fund arkëtuan vetëm një pikë.

Leave a Reply