Sallah i vetëm mundi Lester Sitin (VIDEO)

Liverpulli vitin 2017-të e mbylli me përmbysje dhe me fitore 2:1 në “Enfilld Roud” përballë Lester Sitit, njofton “infOSport.mk”. Mysafirët kaluan në epërsi pas vetëm 3 minutave lojë me anë të Xhejmi Vardi, mirëpo ishte pjesa e dytë ajo që foli në të mirë të vendasve, të cilët iu falën super yllit egjiptian, Mohamed Sallah, i cili i vetëm mundi skuadrën e Lesterit.

Golin e parë Sallah e realizoi në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 76-të shënoi edhe golin e dytë personal, që në fund u tregua si vendimtarë në fitoren e Liverpullit. Ndryshe falë këtyre dy golave, Sallah arriti në shifrën e 17 golave të shënuar gjatë këtij edicioni në Premierligë. Në ndërkohë Liverpulli regjistroi edhe ndeshjen e 15-të me rradhë pa disfatë në të gjithë garat ku merr pjesë.

Falë kësaj fitore skuadra e Jurgen Klop renditet në pozitën e katërt me 41 pikë, ndërkohë Lester Siti me 27 pikë renditet në pozitën e 8-të.

Leave a Reply