Çelzi “manita” ndaj Stouk Sitit të Shaqirit (VIDEO)

Çelzi ka arritur fitoren e 7-të me rradhë si vendas në Premierligë, pasi sot në “Stemford Brixh” mundi Stouk Sitin e Xherdan Shaqirit me rezultatin 5:0, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Antonio Kontes përveç kësaj, në 4 ndeshje rradhazi nuk po pranon gol në kampionat. Kësisoj “blutë” nga Londra u ngjitën në pozitën e dytë në renditje, duke tejkaluar Mançester Junajtedin që ndeshjen e saj të javës së 21-të e zhvillonë me fillim në ora 18:30.

Çelzi siguroi tre pikët e këtij takimi që në pjesën e parë, kur avansonte me rezultatin 3:0 falë golave të shënuar nga Rudiger, Drinkuater dhe Pedro.

Vilian në minutën e 73-të realizoi edhe golin e katërt, duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa dy minuta para fundit të takimit, italiani, Zapakosta shënoi edhe golin e pestë, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Çelzi 5, Stouk Siti 0.

Leave a Reply