Shalke 04 merr njërin prej kroatëve të Juventus!

Erdhi me shumë bujë te kampionët e Italisë, madje si një ndër futbollistët më të talentuar kroat kohëve të fundit, mirëpo një lëndim i rëndë largoi atë për disa muajsh nga fushat e futbollit.

Është fjala për Marko Pjaca, i cili prej disa javësh është rikthyer në terenin e gjelbër, mirëpo vetëm në stërvitje, ndërsa tashmë kur është gati për tu paraqitur edhe në ndeshjet e futbollit, ai po mendon për huazim në një tjetër skuadër, teksa ky opsion shihet si më ideali edhe për “biankonerët”.

Bazuar në kualitetet e tij skuadra gjermane e Shalke 04 është e gatshme për të marrë atë në rradhët e veta, madje duke i dhënë edhe një vend titullari. Skuadra nga “Gellzenkirshen” e udhëhequr nga trajneri gjermane, Domeniko Tedesko po zhvillon një super kampionat, teksa kroati Pjaca mund të jetë një vlerë e shtuar dhe ndihmesë e madhe në arritjen e qëllimeve të kësaj skuadre gjatë këtij sezoni në Bundesligë.

Shalke 04 pjesën e parë të sezonit aktual e mbylli në pozitën e dytë, menjëherë pas Bajernit të Munihut.

Leave a Reply