Sileksi cakton ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë

Futbollistët e Sileksit të cilët më datë 08 janar do të kenë grumbullimin e parë në prag të stinorit pranveror, që tani kanë caktuar edhe emrat e kundërshtarëve të tyre, me të cilët do të përballen në fazën kryesore të përgatitjeve që skuadra nga Kratova do ti zhvillojë në Antalia të Turqisë.

Ekspedita e Sileksit për në tokën turke do të niset kah fundi i janarit, ndërsa kundërshtarë të skuadrës së trajnerit Zhikica Tasevski në Antalia do të jenë skuadrat si Arka Gdinja (Poloni), Kuban Krasnodar (Rusi) dhe Dinamo Tbilisi (Gjeorgji).

Rikujtojmë Sileksi stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me 31 pikë të tubura, duke u konfirmuar në një ndër skuadrat pretendente për një vend që siguron Europën për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply