Barcelona e nis me barazim vitin 2018, vetëm 1:1 ndaj Selta Vigos (VIDEO)

Barcelona e ka nisur me barazim vitin 2018, pasi nuk shkoi më shumë se 1:1 në ndeshjen ndaj Selta Vigos të vlefshme për Kupën e Mbretit.

Me një formacion me mungesa të shumta, skuadra e drejtuar nga Valverde arriti të shënojë e para me anë të Jose Arnaiz, por vendasit arritën të reagojnë dhe gjetën golin e barazimit që në pjesën e parë me anë të Sisto.

Pavarësisht se në pjesën e dytë u aktivizua edhe Dembele, lojtar i cili rikthehej nga një dëmtim i gjatë, sërish nuk pati gola. Tashmë për të mësuar skuadrën e kualifikuar nga ky çift duken pritur e 90 minutat e “Kamp Nout”.

Leave a Reply