Kamza i prish punë FC Shkupit! Kërkon Blagoja Ljamçevskin

Skuadra nga Superliga shqiptare, Kamza është futur në garë për shërbimet e Bllagoja Ljamçevskit, njofton “infOSport.mk”. Ky i fundit lidhet me një transferim te FC Shkupi, skuadër kjo e cila tashmë po has në konkurrencë për shërbimet e 30-vjeçarit, i cili së fundmi ishte pjesë e Pelisterit.

Ai ishte njëri ndër futbollistët më standard te skuadra nga Manastiri, duke zhvilluar 15 ndeshje kampionale dhe duke regjistruar një gol, ndërsa paraprakisht tre vite me rradhë me Vardarin doli kampion i Maqedonisë.

Kamza stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 6-të me 23 pikë, vetëm 4 pikë larg Laçit të vendit të tretë, gjë kjo që shtoi ambiciet e tyre për të kapur Europën. Dhe pikërisht kjo ka shtyrë drejtuesit e kësaj skuadre për të përforcuar skuadrën me futbollistë cilësor, siç është edhe Bllagoja Ljamçevski, karriera e të cilit deri më tani është zhvilluar kryesisht në Maqedoni.

Ai përveç Pelisterit dhe Vardarit në futbollin vendor në nivele shumë të larta ka luajtur edhe për skuadrat si Makedonija Gj.P, Pobeda dhe Metalurgu.

Leave a Reply