ZYRTARE, Renova bënë goditjen e parë në merkato

Skuadra e Renovës sot edhe zyrtarisht ka nisur fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, ndërsa bashkë me të ka ardhur edhe përforcimi i parë i skuadrës nga Xhepçishti, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i ri i Renovës do të jetë sulmuesi Dejan Cvetanoski, i cili në Tetovë vjen nga rradhët e Pobedës nga Prilepi. Lajmin për portalin tonë e konfirmoi edhe drejtori sportiv i “gjipspunuesve”, Lirim Saiti.

“Po e vërtetë është që kemi nënshkruar kontratë me Dejan Cvetanoskin e Pobedës. Është ky përforcimi ynë i vetëm zyrtarë deri  në këto momente, ndërsa besojmë se ditëve në vazhdim do të angazhojmë edhe disa futbollistë të rinj. Shpresojmë që në skuadër të sjellim edhe një mbrojtës, mesfushor dhe sulmues, me të cilët do rrumbullaksojmë listën e transferimeve për këtë merkato” – u shpreh Saiti në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

27-vjeçari Dejan Cvetanoski me Renovën ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa pritet të jetë një forcë shtesë në sulmin e Rrenovës për stinorin pranveror, ku skuadra tetovare do të luftojë për mbijetesë.

Për Cvetanoskin është kjo hera e dytë që do të luaj për një skuadër tetovare, duke pasur parasysh se futbollisti me origjinë nga Kërçova sezonin 2014/2015 ishte pjesë e Teteksit. Gjatë karrierës së tij ky futbollist gjithashtu ka veshur fanellat e skuadrave të Napredokut, Horizont Turnovës, Mladost Carev Dvor dhe Pelisterit.

Leave a Reply