Gëzim i madh në familjen e kampionit shqiptarë: Vijnë në jetë trinjaket

Me anë të një postimi në “Instagram”, kampioni i boksit Robin Krasniqi ka dhënë lajmin e bukur se është bërë dajë. Motra e tij ka sjellë në jetë tre vajza duke sjellë gëzim të trefishtë në familjen e Krasniqit.

Sportisti ka publikuar foton e trinjakeve duke fjetur dhe shkruan se është shumë i lumtur që është bërë dajë tre herë.

“Sot u bana Dajë 3 here dhe jam jashtzakonisht shumë i lumtur për 3 vocrraket tona. Zoti ju ruajt e u bëfshit 100 vjeçe mbesat e mija”, shkruante Robin Krasniqi.

Leave a Reply