Igli Tare sërish i pari në sondazhin për drejtorin sportiv më të mirë në Itali

“Corriere Dello Sport” ka hapur një sondazh online ditët e fundit, ku i parashtron tifozëve pyetjen se kush është drejtori sportiv më i mirë në Seria A?

Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së “lacialëve” sezonet e fundit, çka është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër.

44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Paraticci i Juventusit dhe Giuntoli i Napolit me nga 14%.

Më pas renditen Sartori i Atalantës dhe Monçi i Romës me nga 10%. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh të “Corriere Dello Sport” nuk është mbyllur akoma.

Leave a Reply