LPFM, 8 klube aplikojnë për liçencim në UEFA

Federata e futbollit të Maqedonisë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të internetit njofton se nga 10-të skuadra të Ligës së Parë, vetëm 8-të kanë aplikuar për tu pajisur me liçencë në Kupat e Europës për sezonin garues 2018/19.

Shkëndija, Renova, Shkupi, Akademia Pandev, Vardari, Pelisteri, Rabotniçki dhe Sileksi janë skuadrat që kanë dorëzuar dokumentacionin për tu pajisur me liçencë për garim në kompeticionet nën organizim të UEFA-së, ndërsa të vetëdijshëm për situatën e vështirë dhe gjasat minimale për të siguruar Europën, fare nuk kanë aplikuar Pobeda e Prilepit dhe Skopje.

Tetë klubet që kanë aplikuar në periudhën deri më 5 maj 2018, në pajtueshmëri me Rregulloren e FFM-së për liçencim të klubeve për garat e UEFA-së, do të kalojnë procesin e liçencimt për vërtetimin e përmbushjes së kriteriumeve në bazë të të cilave Komisioni për liçencim i FFM-së do të sjell vendim se cilat prej klubeve do të pajisen me liçencë të UEFA-së.

Leave a Reply