Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë për vitin 2017-të

UEFA ka publikuar “Ekipin e vitit” për vitin 2017-të, ku një numër rekord i fansave kishte votuar përmes sajtit të Shtëpisë së futbollit evropian. Afërsisht 8.8 milion vota nga e gjithë bota formuan ekipin më të mirë, ku vërehet një dominim i futbollistëve nga La Liga spanjolle.

Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo për të 12-tën herë, që njëherit është edhe rekord bënë pjesë në këtë ekip, së bashku edhe me 4 futbollistë të tjerë të Realit të Madridit.

Më shumë vota kishte marrë Serhio Ramos i Realit të Madridit, për të cilin kishin votuar 588 315 fansa. Një tjetër futbollist nga La Liga që bënë pjesë në formacionin më të mirë të vitit 2017-të nga ana e tifozëve është edhe Lionel Messi i Barcelonës, ndërsa gjithashtu bëjnë pjesë edhe dy debutuesit, belgët Kevin De Brujne dhe Eden Hazard. Që të dy janë dy futbollistët e vetëm nga ana e Premierligës angleze.

Leave a Reply