Bajern Munih e nisi me fitore vitin 2018-të

Bajerni e ka filluar me këmbë të mbarë vitin 2018-të në Bbundesligë, pasi shënoi fitore në një ndër stadiumet më të papërshtatshme, “Baj  Arena”.

Përballë Bajer Leverkusenit skuadra e Jup Hajkens shënoi fitore me rezultatin 3:1, mirëpo kishte edhe momente të vështira, sidomos gjatë pjesës së dytë.

Havier Martinez dhe Frank Riberi siguruan një epërsi të mirë për ekipin “bavarez”, ndërkohë Kevin Foland në minutën e 70-të ngushtuan epërsinë, pas së cilit gol “aspirinat” mund edhe të barazonin rezultatin.

Megjithatë ekipi vendas një gjë të tillë nuk e arriti, ndërsa super goli i Hames Rodrigez nga gjuajtja e lirë u dha fund paqatësive rreth fituesit në këtë përballje.

Për Bajernin e Munihut ishte kjo fitorja e parë në “Baj Arena” që nga viti 2013-të. Në tre ndeshjet e fundit skuadra “bavareze” nuk kishte shënuar asnjë fitore përballë skuadrës së Admir Mehmedit, madje duke mos arritur të shënojë asnjë gol.

Me këtë fitore Bajerni tashmë ka një epërsi prej 14 pikëve ndaj skuadrës së dytë në renditje, Shalke 04, ndërsa Bajer Leverkuseni mbetet në pozitën e katërt. Ndryshe ishte kjo disfata e parë si vendas, pas 12 ndeshjeve pa humbje në Bundesligë.

Leave a Reply