Zekirja Ramadani zgjidhet trajneri më i mirë për vitin 2017-të në Kosovë

Trajneri shkupjan, Zekirja Ramadani është shpallur trajneri më i mirë për vitin 2017-të në futbollin kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Ramadani në sezonin 2016/2017 u shpall kampion me Trepçën ’89, ndërsa gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Kosovës, kur në finalen e madhe me rezultatin e thellë 5:0 mundën Besën e Pejës. Si kampion i  Kosovës, Ramadani me Trepçën ’89 për herë të parë në historikun e futbollit kosovar luajtën në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, ku për fat të keq u eliminuan që në rrethin e parë nga skuadra islandeze e Vikingur.

Pas këtij eliminimi dhe një starti jo shumë të mirë në fillim të sezonit aktual në elitën e futbollit kosovar, Ramadani vendosi të jap dorëheqje nga posti i trajnerit te skuadra mitrovicase, ndërsa nuk mungoi shumë dhe më pas u emërua në postin e trajnerit te Feronikeli. Me këtë skuadër strategu shkupjan e nisi mbarë, mirëpo pas disa ndryshimeve të bëra në kryesinë e klubit, ai vendosi që të tërhiqet bashkë me ta.

Leave a Reply