Kerber fiton turneun në Sidnei

Ish-numri 1 në botë për femra, tenistja gjermane Angelik Kerber ka triumfuar sot në turneun e Sidneit në Australi. Ajo mundi 2-0 në finale australianen Ashleijt Barti (6-4, 6-4), në një ndeshje me rivalitet, por ku përvoja e gjermanes bëri diferencën në fushë.

Ky është titulli i parë për Kerber pas 18 muajsh, pasi nuk triumfonte në një turne që prej grand slemit të US Open, në vitin 2016. Ky sukses e fut Kerber mes tenisteve pretendente për të fituar Australian Open, që nis të hënën.

Ndërkohë në kategorinë e meshkujve ndodhi surpriza, me tenistin Roberto Bautista Agut që fitoi turneun, pasi në finale mposhti argjentinasin Juan Martin Del Potro me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Leave a Reply