Vujçiç  i gatshëm për të luajtur me FC Shkupin vetëm pas një muaji

Stefan Vujçiç pa dyshim se është një ndër mesfushorët më të mirë që kanë luajtur në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë kroati me pasaportë gjermane e ka dëshmuar me paraqitjet e tij me fanellën e Rabotniçkit dhe Shkëndijës, ndërsa shumica e tifozëve “bardhekaltër” besojnë se performancat e njëjta 32-vjeçari do ti dëshmojë edhe me fanellën e FC Shkupit.

Ai te skuadra nga Çairi erdhi nga rradhët e Shkëndijës, drejtuesit e së cilës skuadër vendosën për mos t’ia vazhduar kontratën.

Ai me Shkëndijën gjatë stinorit vjeshtor nuk zhvilloi asnjë ndeshje kampionale.  pas atij dëmtimi të rëndë të pësuar në ndeshjen e raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa përballë Helsinkit në Strumicë, pas së cilit futbollisti iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

“Mjekët më kanë dhënë dritë jeshile për tu stërvitur. Unë shpresoj se brenda një muaji do të jem i gatshëm për të zhvilluar ndeshje futbolli. Besoj se deri në fillimin e sezonit pranveror të jem i gatshëm për të luajtur” – tha Stefan Vujçiç.

Vujçiç në ndeshjen e 20 korrikut të vitit 2017-të kishte këputur ligamentin e përparmë të kryqëzuar të këmbës së djathtë, duke bërë që ai të qëndrojë jashtë terreneve deri në këtë periudhë, ndërsa rikuperimi i tij i plotë pritet të ndodhë vetëm pak para fillimit të sezonit pranveror.

Leave a Reply