Arian Ademi gjen rrjetën në kontrolluese me Dinamo Zagrebin

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi ka gjetur rrjetën në ‘testin’ e parë që skuadra e tij Dinamo Zagrebi e luajti ndaj Istras. Dinamo këtë kontrolluese e fitoi me rezultat 5:0, ndërsa shqiptari shënoi golin e dytë në minutën e 25-të.

Përveç Ademit, ndaj Istras shënuan edhe Sosa, Sudani dhe Fioliq që realizoi dy herë. Ademi me Dinamo Zagrebin të mërkurën udhëtojnë drejt Antalias së Turqisë për fazën kryesore të përgatitjeve para fillimit të kampionatit në Kroaci.

Leave a Reply