Junajtedi, 18 mln sterlina në vit për Aleksis Sançez!!!

Aleksis Sançez ëshë shumë pranë kalimit te skuadra e Mançester Junajtedit. Edhe pse sulmuesi kilian një kohë kërkohej me ngulm nga Siti dhe mendohej se pikërisht skuadra e Guardiolas do të jetë destinacioni i tij i rradhës, ashtu nuk po ndodh në realitet, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, transferimi i sulmuesit të Arsenalit në “Old Traford” tashmë është vetëm çështje kohe.

“Sky Sport Neës” raporton se “djajtë e kuq” do t’i ofrojnë sulmuesit kilian një pagë “faraonike” prej 18 milionë stërlinash në vit.

Sipas të njëjtit burim në orët në vijim pritet të bëhet zyrtar ky transferim, i cili me siguri se nuk do ju pëlqej aspak tifozëve të Arsenalit, duke pasur parasysh aftësitë e tij realizuese.

Sançez gjatë këtij edicioni me Arsenalin në 19 ndeshje kampionale ka shënuar 7 gola, ndërsa që nga arritja e tij në Londër nga rradhët e Barcelonës me 10 korrik të vitit 2014-të, kiliani me fanellën e “topçinjëve” ka zhvilluar plotë 166 ndeshje, duke regjistruar  80 gola dhe 46 asistime.

Leave a Reply