Kadriu startues në fitoren e Lokomotiv Plovdiv

Florian Kadriu, i cili ndodhet në prova te skuadra bullgare e Lokomotiv Plovdiv të mërkurën ka zhviilluar ndeshjen e parë të tij si futbollist i kësaj skuadre, që udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç, njofton “infOSport.mk”.

Kadriu luajti si titullar në fitoren 3:0 të Lokomotov Plovdivit ndaj Hebar, në të cilën ndeshje autorë të golave ishin Filip Mihaleviç (10’), Veselin Marçev (70’) dhe Ilija Xhamov (80’).

Kadriu bëri një paraqitje të denjtë në këtë përballje, ndërsa mbetet të bind edhe në ndeshjet e rradhës që pritet ti zhvillojë me skuadrën e Lokomotiv Plovdiv, që pjesën e parë të sezonit aktual në elitën e futbollit bullgar e mbylli në pozitën e 9-të me 23 pikë.

Formacioni i parë i Lokomotiv Plovdiv:
Pirgov, Musa, Vesalov, Markov, Zakonov, Banoviç, Umarbaev, Bakalov, Torreta, KADRIU Mihaleviç

Leave a Reply