Frajburgu i Abrashit fiton me përmbysje, rikthehet Leverkuseni i Mehmedit (VIDEO)

Skuadra e Frajburgut ka shkaktuar surprizën më të madhe në kuadër të javës së 19-të në Bundesligë duke mposhtur me përmbysje 2:1 Lajpcigun. Pjesë e kësaj fitore të vendasve në këtë ndeshje ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes duke zhvilluar një performancë të mirë.

45’ minutat e para të takimit u mbyllën në barazim pa gola, me miqtë që e dominuan ndeshjen, të cilët megjithatë golin e gjetën vetëm në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 65-të me anë të Timo Verner.

Gjithsesi gëzimi nuk zgjati shumë sepse brenda katër minutash vendasit e kthyen ndeshjen me golat e shënuar nga Haberer (72’) dhe Koh (76’).

Në ndeshjet e tjera të së shtunës Bajer Leverkuzeni i Admir Mehmedit (luajti nga minuta e 78-të)  u rikthye te fitorja duke mposhtur 4:1 në transfertë Hofenhajmin, duke  zbritur nga pozita e dytë Lajpcigun.

Fiton edhe Borusia Menhengladbahu që mundi Augsbugun (2:0) si dhe Majnci që mposhti Stutgartin (3:2). Ndërkohë Ajntrahti i Frankfurtit vazhdon të befasoj në kampionat, këtë herë duke mposhtur 3:1 në transfertë Volfsburgun.

Leave a Reply