Maqedonia shpartallohet nga Spanja, Danimarka e fiton Gjermaninë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë është mposhtur nga Spanja me rezultat 31:20, në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Kroaci. Të përzgjedhurit e Raul Gonzalezit e nisën keq takimin, duke humbur raste të mira për gol, që spanjollët e shfrytëzuan mirë momentin, duke ngritur diferencën në 5 pikë që në start. Për Maqedoninë më të mirë në këtë përballje ishin Manaskov dhe Stoilov me nga katër gola, ndërsa te Spanja, Gurbindo shënoi 6-të finalizime dhe Figueras dhe Sole nga 5 gola.

Maqedonia me këtë humbjen zvogëlon shanset për kualifikim në gjysmëfinale të Evropianit, pasi mbetet në lojë vetëm me 3 pikë, ndërsa para vetes ka Gjermaninë e Spanjën me nga katër pikë dhe Danimarkën që kryeson tabelën e grupit të dytë me 6 pikë. Ndërkohë në takimin tjetër që u zhvillua nga ora 18:15, Gjermania u mposht nga Danimarka me rezultat të ngushtë 26:25.

Leave a Reply