Çiliç dhe dëmtimi eliminuan Nadal nga Asutralian Open

Numri 6 i Botës, Marin Çiliç është gjysmëfinalisti i dytë i Australian Open 2018. Tenisti kroat mundi numrin 1 të Botës, Rafael Nadal pas një përballje shumë të fortë që zgjati afër 4 orë në sete 3:6, 6:3, 6:7 (5), 6:2, 2:0, kur spanjolli për shkak të dëmtimit duheshe që të dorëzohet.

Nadal kishte kërkuar “time-out” mjekësor në setin e katërt, ku u vërejtë se kishte probleme serioze fizike, pasi nuk mund të lëvizte normal në dysheme.

Në gjysmëfinale kampioni i US Open nga viti 2014-të dhe finalist i “Uimbëlldon” 2017, Marin Çiliç do të përballet me Kajll Edmund, i cili më herët në 4 sete mundi tenistin ëm të mirë bullgar, Grigor Dimitrov.

Leave a Reply