Milevski shpalli edhe listën e futbollistëve për eliminatoret e “EURO 2019”

Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Bobi Milevski në konferencën për shtyp të organizuar me gazetarë, ku theks të veçantë zuri pjesëmarrja në Europianin e Polonisë dhe lista zyrtare për momentin prej 17 futbollistëve që do jenë pjesë e këtij eventi madhështor, njëkohësisht bëri publike edhe listën prej 27 futbollistëve të ftuar që do bartin barën kryesore në eliminatoret për Evropianin e vitit 2019-të, që do të mbahet në Itali, njofton “infOSport.mk”

Lista e futbollistëve gjenerata 1996/97 që do jenë pjesë e   eliminatoreve për Europianin e vitit 2019-të në Itali

Pjesë e kësaj liste janë edhe 4 futbollistë shqiptarë, Nehar Sadiki, Besart Krivanjeva, Enur Totre dhe Remzifaik Selmani, ndërsa nga kjo listë Milevski bëri të ditur se do përzgjidhen edhe 6-7 futbollistë, përfshirë këtu edhe një portier që do i bashkohen listës përfundimtare të shpresave të Maqedonisë që do të udhëtojë për në Evropianin e Polonisë, që starton me 15 qershor.

Grumbullimi i përfaqësueses, gjenerata 1996/97 do bëhet nesër, ndërsa me 04 qershor Milevski ka paraparë një ndeshje mes tyre për të parë se deri ku është kjo skuadër e gatshme për eliminatoret e Europianit që startojnë në shtator.

                             Lista e Futbollistëve që do të udhëtojnë në Europianin në Poloni

Leave a Reply