Demiri ia nis me stërvitje te Mariupoli

Futbollisti shqiptarë nga Maqedonia, Besir Demiri ka nisur të stërvitet me skuadrën e tij të re Mariupol. Demiri firmosi kontratën të premten, ndërsa edhe pse nuk është prezantuar ende zyrtarisht nga klubi ai ka filluar të bëj stërvitje me ekipin Mariupol, duke u kapur kështu edhe në disa fotografi të bëra nga mediat ukrainase.

23 vjeçari shqiptarë gjysmësezonin e parë e luajti me Vardarin, ndërsa u largua në drejtim të Ukrainës si futbollist i lirë, duke firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë me Mariupol. Pritet që ditëve në vijim Demirit t’i bëhet prezantimi zyrtar nga klubi i Mariupolit.

Leave a Reply