Alma Uakili arrinë në Tetovë, pritet firma me Shkëndijën

Futbollisti nigerian, Alma Uakili për të cilin “infOSport.mk” ju njoftojë mbrëmë vonë se është afër akordit me Shkëndijën, sot është parë në Tetovë në shoqërim të trajnerit të portierëve të klubit “kuq e zi”, Armend Elezi si dhe disa drejtuesve të tjerë. Që të gjithë bashkë për disa çaste kishin qëndruar në lokalin “Mhouse 2” në Tetovë, ndërsa e gjithë kjo shton edhe më shumë zërat për një kalim të tij në rradhët e Shkëndijës.

Alma Uakili është pjesë e skuadrës lituaneze të Trakait, me të cilën skuadër Shkëndija ishte takuar vitin e kaluar në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Liga Europa. Paraqitjet e tij ndaj skuadrës tetovare, kishin bindur drejtuesit “kuqezinj”, të cilët një kohë më të gjatë po ndjekin këtë futbollist, i cili edhe pse në moshë të re, vetëm 21-vjeç, llogaritet si një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë në elitën e futbollit lituanez.

Uakili pjesë e FC Trakai është që nga vera  e vitit 2016-të, ndërsa brenda kësaj periudhe me fanellën e skuadrës lituaneze ka zhvilluar 37 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Kontrata e tij aktuale me Trakain skadon në fund të vitit 2018-të, ashtu që për shërbimet e tij, Shkëndija do të duhet të paguaj edhe një dëmshpërblim.

Leave a Reply