Arifi asiston, Florent Osmani shënon në fitoren e Gostivarit ndaj Pelisterit

Dyshja shkupjane Fatmir Arifi – Florent Osmani ka dhënë frytet që në start te skuadra e Gostivarit, e cila sot në ndeshjen e saj të parë kontrolluese mundi ekipin e Pelisterit që garon në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Gostivari në këtë ndeshje shënoi fitore minimale 1:0, ndërsa goli erdhi me aktorë kryesorë Fatmir Arifin dhe Florent Osmanin, i cili në minutën e 60-të mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e bashkëlojtarit të tij duke shënuar në rrjetën e skuadrës nga Manastiri.

Përveç kësaj dyshe, te Gostivari debutimin e tij, edhe atë që nga minuta  e parë e bëri edhe portieri shkupjan, Jasir Bajrami, ndërsa trajneri Mensur Jakupi në këtë ndeshje gjithashtu ju dha mundësinë të gjithë futbollistëve që kishte edhe në bankinë.

Leave a Reply