Shkëndija “rrëmben” Musliun nga Vardari! (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizua më në fund edhe mbrojtësin Visar Musliu. Gostivarasi te Shkëndija vjen në formë huazimi nga radhët e FC Prishtinës, me opsion për blerje të kartonit të plotë të lojtarit në fund të sezonit.

23 vjeçari i dalë nga shkolla e futbollit Gostivari, përmes Renovës nga një sezon ishte pjesë e Sent Gallenit të Zvicrës dhe Vardarit të Shkupit. Paraqitjet bindëse e kanë bërë pjesë e gjithë përfaqësueseve të reja të Maqedonisë, me U21 ishte pjesë e suksesit historik dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni, ndërsa u konfirmua standard në përfaqësuesen A në fund të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.

Musliu është futbollisti i 6-të që i bashkohet Shkëndijës në këtë merkato, pasi më herët firmosën edhe Bilalli, Adili, Mustafi, Sadriu dhe Vakili.

Leave a Reply