ZYRTARE, Argjent Gafuri rikthehet te Renova

Argjent Gafuri sërish do të luaj në elitën e futbollit vendor me Renovën, mirëpo kësaj rradhe vetëm si huazim, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të illë ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës së Flamurtarit, me të cilën skuadër Gafuri gjatë këtij muaji nënshkruajti kontratë për një vit e gjysmë, mirëpo për shkak të disa problemeve personale, ai kërkoi që të rikthehet në Tetovë.

Drejtuesit e Flamurtarit me këtë rast u treguan zemër gjërë dhe i plotësuan kërkesën futbollistit 29-vjeçar, i cili gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Renova.

Ai pjesë e skuadrës nga Xhepçishti ishte që nga vera e vitit 2008, ndërsa brenda 9 viteve e gjysmë, ai me Renovën ka zhvilluar plotë 222 ndeshje, duke realizuar edhe 35 gola. Gjatë stinorit vjeshtor ai luajti në të gjitha 18 ndeshjet, duke realizuar edhe 4 gola. Rikthimi i tij te skuadra “bardhekaltër” nga Tetova do të jetë i mirëseardhur, në veçanti për trajnerin Vlatko Kostov, i cili tashmë do të ketë një zgjidhje edhe më shumë në repartin ofenziv, i cili do të duhet të veprojë gjatë stinorit panveror, ku Renova nuk do të duhet ta diskutojë mbijetesën.

Leave a Reply