Italia dhe Argjentina do të përballen me 23 mars

Përfaqësuesja e Italisë dhe Argjentinës do të zhvillojnë ndeshje kontrolluese me 23 mars. Ndeshja ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve është përcaktuar të luhet në stadiumin e Mançester Sitit në “Etihad stadium”. Katër ditë më vonë Federata italiane e futbollit ka rezervuar edhe një ndeshje miqësore me Anglinë, e cila sfidë pritet të luhet në “Vembli”.

Ndërkohë Argjentina nuk ka njoftuar për tjetër kontrolluese, përderisa do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum orarin e FIFA-s për ndeshje ‘testuese’, para fillimit të Kampionatit Botëror të Rusisë që do të nis në qershor.

Leave a Reply