Nuk shkon në stërvitje, Lesteri e dënon Mahrezin me 200 mijë stërlina!

Mançester Siti në orët e fundit të merkatos tentoi që të firmos me Rijad Mahrezin, duke i ofruar më shumë se 60 milionë euro Lester Sitit, me këta të fundit që refuzuan këtë ofertë, pasi vlerësonin se lojtari i tyre kushton më shumë.

Në këtë situatë futbollisti algjerian i zhgënjyer me dështimin e transferimit te Siti i Guardiolës, nuk u paraqit në stërvitje me skuadrën e tij. Ky gjest ka acaruar drejtuesit e Lesterit, të cilët kanë gjobitur Mahrezin me 200 mijë stërlina, duke mos e toleruar një sjellje të tillë. Kujtojmë 26 vjeçari pjesë e Lesterit është që nga sezoni 2013/14, ndërsa deri më tani ka shënuar 38 gola.

Leave a Reply