Juventusi i pamëshirshëm, shënon 7 gola ndaj Sasuolos (VIDEO)

Juventusi është treguar i pamëshirshëm në këtë javë të 23-të të Serie A, duke shënuar plot 7 gola në portën e rivalit të radhës, Sassuolo, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium” të Torinos. Një ndeshje që, ndonëse u vendos që në 45 minutat e para të lojës, kur u shënuan 4 gola nga Alex Sandro, Khedira me dygolësh dhe Miralem Pjaniç, pa bardhezinjtë të vendosnin diktatin e tyre edhe në pjesën e dytë, kur Higuain shënoi tri herë emrin e tij në tabelën e golashënuesve.

Me këtë fitore prepotente, Juventusi ngjitet në krye të Serie A, me 59 pikë të grumbulluara, në pritje të reagimit të Napolit në sfidën e mbrëmjes ndaj Beneventos, në transfertë.

Leave a Reply