FC Shkupi mbyll përgatitjet në Antalia, rikthehet në Shkup

FC Shkupi ka mbyllur fazën e dytë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë dhe rikthehet sontë në mbrëmje në qytetin e Shkupit. Stafi i trajnerëve kanë ngelur të kënaqur  nga stërvitjet në Antalia dhe nga ajo që ekipi “bardhekaltër” është i kompletuar për rinisjen e kampionatit pa asnjë futbollistë të lënduar.

Shkupi gjatë qëndrimit 15 ditor në Antali, ka zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese, fillimisht luajti me Qarabagun duke barazuar pa gola të shënuar, i njejti ishte edhe edhe rezultatin me ukrainasit e FC Stal, ndërsa disfatën e vetme e pësuan nga ekipi boshnjak, Çeilku i Zenicës. Më pas pasoi barazimi tjetër 1:1 ndaj ukrainasve të Chornomorets Odessa dhe në fund mbyllen kontrollueset me fitore 2:1 ndaj ekipit të kampionatit të Kazakistanit, FC Okzhetpes.

FC Shkupi ndeshjen e parë në LPFM do ta zhvillojë ndaj Akademia Pandevit në Çair.

Leave a Reply