Useini përmes një videoje me pamje horror “sulmon” arbitrat (VIDEO)

Mesfushori tetovar i Flamurtarit, Muhamet Useini përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në “facebook”, në një farë mënyrë ka sulmuar arbitrin e takimit Kukësi –Flamurtari, ndeshje kjo që i takoi javës së 18-të në Superligën shqiptare dhe që u mbyll me barazimin 1:1.

Ndërhyrja e realizuar në videon e publikuar nga Useini është për horror, ndërsa mesfushori i skuadrës vlonjate ka ironizuar përmes saj, duke u shprehur se nuk ka kontakt.

“S’ka kontakt😂😂😂kshu do thoshin cA arbitra kunder Flamurtarit😂😂– kishte shkruar në profilin e tij në “facebook” futbollisti tetovar.

Leave a Reply