Renova dhe Sileksi ndahen miqësisht në miqësoren në Gostivar

Renova dhe Sileksi sot në Gostivar zhvilluan një ndeshje miqësore, e cila në fund u mbyll miqësisht me rezultatin e barabartë 1:1, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje e bukur për sy, ku të dy trajnerët provuan shumicën e futbollistëve, me qëllim për të parë nga afër formën e tyre momentale.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, kur trajnerët e të dyja skuadrave vendosën të bëjnë më shumë ndryshime. Trajneri i “gjipspnuesve”, Jeton Beqiri pjesën e dytë e nisi komplet me formacion të ri, ndërsa në lojë mbetën vetëm portieri Kobetiç, mbrojtësi Xhelil Abdullahi dhe mesfushori Fatjon Jusufi.

Në këtë pjesë të parët që avansuan ishin futbollistët nga Kratova, kur në minutën  e 65-të avansuan me golin e Boban Georgiev, teksa golin e barazimit për Renovën e realizoi Florian Kadriu.

Renova në kuadër të javës së 5-të në fundjavë do të jetë mysafir i Pobedës, teksa Sileksi do të udhëtojë për në Strumicë, për tu përballur me Akademia Pandevin.

Leave a Reply