Muarem i gatshëm për përballjen ndaj Skënderbeut

Shkupjani Muarem Muarem pa dyshim se është një ndër blerjet më të bujshme të Flamurtarit gjatë merkatos së janarit. Ai pasi mungoi në ndeshjet ndaj Partizanit si në Kupë, ashtu edhe në kampionat si dhe ndaj Kukësit së fundmi, e sheh veten të përgatitur për debutimin e tij në Superligën shqiptare.

Skuadra e tij Flamurtari në kuadër të javës së 19-të do të ketë një detyrë të vështirë si mysafir ndaj liderëve aktual të Skënderbeut, ndaj të cilëve mesfushori shkupjan kërkon të marrin maksimumin.

“Në këtë ndeshje favorit është Skënderbeu. Na pret një ndeshje interesante, pasi Skënderbeu ka vërtet një lojë të përsosur. Pjesë përbërese në ekipin kundërshtar janë futbollistë shumë cilësorë, por ne do të kërkojmë të marrim maksimumin nga ky takim”, është shprehur Muarem Muarem në një intervistë për “RTSH Sport”.

Takimi midis Skënderbeut dhe Flamurtarit në program është të premten me fillim në ora 18:00 në stadiumin e qytetit të Korçës. Skënderbeu aktualisht me 40 pikë mban pozitën e parë në renditje, teksa Flamurtari renditet i dyti me 8 pikë më pak.

Leave a Reply