Gostivari demolon Sasa-n, Fatmir Arifi realizon “dopietë”

Gostivari sot ka zhvilluar takimin e dytë kontrollues në kuadër të fazës së përgatitjeve, ku për kundërshtarë kishte ekipin nga Makedonska Kamenica, Sasa. Në këtë ndeshje të zhvilluar në Gostivar, djemtë e trajnerit Mensur Jakupi ishin superior, duke shënuar fitore me rezultatin 4:0 (2:0), në një ndeshje në të cilën shkëlqeu edhe shkupjani, Fatmir Arifi, njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i FC Shkupit në këtë ndeshje realizoi dy gola, ndërsa nga një gol tjetër realizuan Ilirid Ademi dhe Edin Mersovski.

Rikujtojmë Arifi shkëlqeu edhe në ndeshjen e parë kontrolluese kundër Pelisterit, kur asistoi në golin e Florent Osmanit, një dyshe kjo që pritet të jetë bartëse e lojës në repartin ofenziv të Gostivarit gjatë stinorit pranveror në Ligën e Dytë Futbollistike – Perëndim, ku kjo skuadër pretendon ngjitjen në elitën e futbollit vendor.

Rikujtojmë skuadra e Gostivarit pjesën e parë të sezonit e mbylli në pozitën e dytë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Vëllazërimi i vendit të parë, që sot u mund nga skuadra serbe e Javor me reuzltatin 0:4, ndërkohë në derbin strugan, Struga Trim Lum barazoi pa gola ndaj Labunishtës.

Leave a Reply