Finalja e Kupës së Mbretit? Reali refuzon sërish të luhet në “Santiago Bernabeu”

Barcelona dhe Sevilja do të luajnë në finale të Kupës së Mbretit këtë edicion, mirëpo stadium ku do të luhet kjo finale mbetet një çështje për t’u zgjidhur. Reali i Madridi edhe këtë radhë refuzoi të vërë në dispozicion stadiumin “Santiago Bernabeu”, kështu që për momentin opsionet për këtë finale janë “Ëanda Metropolitano” dhe “Mestalla”. Sevilla nga ana e saj kishte ofruar impiantin “Sanchez Pizjuan”, por Presidenti i Federatës, Larrea e përjashtoi këtë opsion, duke lënë në garë pikërisht stadiumin e Atletico Madrid dhe Valencia.

Në një intervistë të dhënë për “Catalunya Radio”, Larrea deklaroi se zgjedhja e parë për finalen e Kupës së Mbretit mbetet gjithnjë “Ëanda Metropolitano”, edhe pse në fundjavën përpara finales është parashikuar të luhet sfida mes Atletico dhe Betis në kampionat. Larrea theksoi se për këtë ndeshje ende nuk është marrë një vendim për ditën dhe orën e zhvillimit të saj.

Leave a Reply