Siti vallëzon nën ritmin e Agueros dhe De Brujne (VIDEO)

Mançester Siti ka mundur Lesterin me rezultatin 5:1 në “Etihad Stadium”, duke  ngritur në plotë 16 pikë diferencën ndaj rivalit lokal, Mançester Junajtedit, që ndeshjen e saj të javës së 27-të në Premierligë do ta zhvillojë kundër Njukasëll Junatedit, njofton “infOSport.mk”.

Serhio Aguero dhe Kevin De Brujne zhvilluan edhe një super ndeshje, në të cilën argjentinasi shënoi 4 gola (48′, 53′, 77′, 90′), teksa belgu regjistroi tre asistime.

Rahim Sterling (3′) në ndërkohë kishte shënuar golin e parë për pasanikët, teksa golin e vetëm për Lesterin e realizoi Xhejmi Vardi (24′).

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply