Orhan Ibishi me Besën e Pejës prekin finalen e Kupës së Kosovës në futsal (VIDEO)

Orhan Ibishi, tashmë ish lojtari i Futsal Shkupit ka bërë një debutim pozitiv me fanellën e Besës së Pejës, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani me skuadrën e tij të re arriti që të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në gjysmëfinale me Besën e tij emiminuan Liburnin nga Gjakova, edhe atë vetëm pas penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 2:2, ndërsa me barazim, mirëpo edhe me nga një gol të shënuar plus (3:3) u mbyllën edhe vazhdimet.

Ndryshe ndeshja filloi më mirë për vendasit ku i sapoardhuri Agon Rexha shënon dy herë në debutimin e tij në minutën e 8′ dhe në atë të 13′.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, lojtarët e Liburnit ngushtojnë rezultatin në 2:1 ku me këtë rezultat ekipet shkojnë në pushim.

Pjesa e dytë ishte edhe më e fortë në të cilën kishte më pak gola por më shumë raste. Në këtë pjesë ishin gjakovarët të cilët shënojnë 1 herë për të barazuar rezultatin në 2:2 i cili ishte rezultati final i pjesës së rregullt të lojës.

Ekipet shkojnë në vazhdime dhe të parët që shënuan janë lojtarët e Besës, ku Ron Radoniqi me mjeshtri mposht portierin e Liburnit në minutën e 43′. Pas dy minutave Liburni përseri barazon rezultatin në 3:3. Edhe pas lojes shtesë ekipet nuk arrijnë ta caktojnë fituesin. Ato shkojnë drejt ekzekutimit të penalltive, ku më të suksesshëm u treguan pejanët, duke ngadhnjyer me rezultatin 5:4.

Në finalen e madhe Besa e Orhan Ibishit do të përballet me Feniksin e Taulant Ismailit, Dragan Petroviçit dhe Ferid Agushit, të cilët në gjysmëfinalen e parë kishin eliminuar, FC Prishtinën.

Leave a Reply