Shkupjani Sunaj Hasan shënon golat e parë në futbollin turk

Sulmuesi i ri shkupjan Sunaj Hasan e ka bërë sefte kur janë në pyetje golaf e shënuar në futbollin turk, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti që hapat e parë i kishte bërë te FC Shkupi, javë më parë u transferua te skuadra e ligave të ulëta, Sarayönü Belediyespor, skuadër kjo e cila sot në kuadër të javës së katërt me rezultatin 4:0 mundi  Manavgat Belediyespor.

Dy nga golat e Sarayönü Belediyespor i realizoi pikërisht sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan, i cili zhvilloi edhe ndeshjen e tij të tretë me fanellën e skuadrës së tij të re.

Falë kësaj fitore Sarayönü Belediyespor, ndodhet në vendin e tretë, ndërkohë javën që vjen do të udhëtojë drejt Antalias, për tu përballur me Menavgatspor.

Leave a Reply