Derbi në Tetovë mbyllet me barazim, Shkëndija ende në +8 (VIDEO)

Shkëndija dhe Vardari në derbi ndeshjen e parë të stinorit pranveror mes tyre kanë luajtur baraz 1:1, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje shumë cilësore, ku Shkëndija kishte më shumë nga loja, në fund Vardari ia doli që nga Tetova të largohet i pamposhtur, mirëpo ende duke vazhduar ndjekjen e Shkëndijës në tabelë, që vazhdon të ruajë epërsinë prej 8 pikëve ndaj rivalit lokal.

Edhe përkundër kushteve jo të mira klimatike, stadiumi i Tetovës tuboi mbi 7 mijë tifoz, të cilët në fund bashkë me heronjtë e tyre festuan edhe një pikëshin e fituar.

Grnçarov gol ndaj Shkendijes

GOLI I GRNÇAROV NDAJ SHKËNDIJA SHKËNDIJA – VARDARI 0:1(B. Grnçarov 35')

Публикувахте от infosport.mk в 14 февруари 2018 г.

Gjithçka interesante kur janë në pyetje golat e shënuar në këtë ndeshje ndodhi në 10 minutëshin e fundit, kur fillimisht kapiteni i mysafirëve Boban Grnçarov shënoi golin e epërsisë për Vardarin, ndërsa nuk zgjati shumë dhe bomberi Besart Ibraimi me një proektil të tij nga vija e zonës së rreptësisë në minutën e 85-të arriti që të barazojë shifrat.

Besart Ibraimi super gol ndaj Vardarit

MBYLLET ME BARAZIM DERBI, SHKËNDIJA – VARDARI BOMBERI BESART IBRAIMI BARAZON SHUMË SHPEJT NDAJ VARDARIT(B. Ibraimi 40')

Публикувахте от infosport.mk в 14 февруари 2018 г.

Shkëndija pas këtij goli pati edhe dy raste të qindpërqindta përmes dyshes Hasani – Ibra, mirëpo që të dy nuk ishin të saktë në goditjet e tyre me kokë.

Në fund barazim dhe ndarje të pikëve në derbin më të madh të futbollit vendor, ku Shkëndija vazhdon kryesimin tashmë me 47 pikë, ndërsa Vardari me 39 pikë mban pozitën e dytë.

Leave a Reply