Poketino: Dominuam ndeshjen ndaj Juventusit

Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poketino ka ngelur i kënaqur nga ndeshja në Torino përballë Juventusit. Ai pas përfundimit të sfidës që mbaraoi me barazim 2:2, ka thënë që ekipi e tij e ka dominuar këtë ndeshje.

“Ne e dominuam Juventusin në pjesën më të madhe të lojës, luajtëm stilin tonë të futbollit.  Ndoshta në golin e parë Higuain ishte në pozitë jashtë lojës. Pas 2-0, ekipi im reagoi në mënyrën e duhur. Kualifikimi për çerekfinale është ende i hapur, pasi Juve mbetet skuadër shumë e fortë. Do të jetë një ndeshje e fortë, ajo e dyta. Jam i lumtur që njerëzit janë kënaqur me këtë ndeshje”, ka thënë Poketino.

Leave a Reply