Momente paniku te Galata, Gomis bie pa ndjenja në fushë (VIDEO)

Momente paniku në ndeshjen e javës së 22-të në Superligën turke midis  Kasimpasha dhe Galatasarajit. Sulmuesi Bafetimbi Gomis, gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, ka rënë pa ndjenja në fushë. Sulmuesi i Galatasarajit nisi të përkulej dhe më pas ra në fushë në gjendje të pavetëdijshme.

Ndërhyrja në kohë e stafit mjekësor ka bërë që Gomis të merrte veten dhe të vijonte lojën deri në fund.

Gomis ka shënuar 20 gola në 25 ndeshje gjatë këtij sezoni me fanellën e Galatsarajit, skuadër kjo e cila në takimin e sotshëm në fund pësoi disfatë nga Kasimpas, 2:1.

Kjo disfatë largoi ata nga kryesimi i renditjes, që tashmë udhëhiqet nga Istanbul Bashakshehir me 46 pikë, dy më shumë se Galatasaraji që mban pozitën e dytë, teksa në pozitën e tretë po me 44 pikë renditet Fenerbahçe.

Leave a Reply